Gjenerali i lartë amerikan ka kërkuar falje që u paraqit në një fotografi me presidentin Donald Trump pas shpërndarjes me forcë të protestuesve paqësorë jashtë Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.
Ai, siç bëhet e ditur e ka quajtur një veprim të tillë një “gabim” duke thënë se prania e tij “krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politika e brendshme”.
Sipas mediave të huaja, gjeneral Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha gjatë një fjalimi të para-regjistruar të lëshuar të enjten se i vjen keq për shoqërimin e Trumpit në një shëtitje nga Shtëpia e Bardhë drejt Kishës së Shën Gjonit javën e kaluar, ku ai u fotografua duke veshur uniformën e tij luftarake dhe duke lëvizur përmes Sheshit Lafayette.
Siç thuhet më tej, imazhet provokuan një valë të shpejtë kritikash nga ligjvënësit dhe disa ish-zyrtarë të lartë ushtarakë. “Unë nuk duhet të kisha qenë atje. Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme. Si oficer me uniformë, ishte një gabim nga i cili kam mësuar dhe sinqerisht shpresoj se të gjithë mund të mësojmë prej tij”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ai./GazetaExpress/