Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Utah, SHBA.
Mësohet se një djalë 18-muajsh ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në një fushë golfi. Makina, të cilën po e ngiste e ëma e të ndjerit u përplas me gardhin e golfit dhe nga përplasjet fëmija përfundoi në një pellg me ujë.
Brittanie Mae Miloshevsky, 28 vjeç po shëtiste të dielën në darkë në gjendje të dehur. Atë e kishte zënë gjumi në timon dhe nga përplasja, foshnja përfundoi në pellgun me ujë të ftohtë.
Gruaja njoftoi policinë dhe kur erdhën në vendngjarje, zhytësit hynë në pellg për të gjetur fëmijën.
Ata e dërguan djalin në spital, por ky i fundit nuk arriti të mbijetonte. Miloshevsky u akuzua për vrasjen e fëmijës dhe keqbërje kriminale./TopChannel/