Milani thuhet se synon ta mbajë Ismael Bennacer në San Siro, pasi Ralf Rangnick e ka shënuar atë si një anëtar të domosdoshëm të së ardhmes së klubit.
Ditët e fundit, e ardhmja e Bennacer është diskutuar gjerësisht në mediat italiane, me thashethemet e interesit nga Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Manchester United.
Megjithatë, largimi i yllit algjerian nga Rossonerët nuk pritet të ndodh, së paku jo në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të verës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Bennacer do të qëndrojë, pasi Rangnick ka identifikuar mesfushorin si një nga gurthemelet e skuadrës dhe do të dëshironte të fillonte ndërtimin e mesfushës së re nga ish-lojtari i Empolit.
22-vjeçari arriti te Milani për 16 milionë euro nga Empoli verën e kaluar dhe ka luajtur 20 ndeshje në Serie A këtë sezon.
Bennacer është i lidhur me Rossonerët deri në qershor të 2024 dhe do të jetë shumë vështirë largimi i tij nga San Siro.