Robert Berisha është një prej emrave të njohur të estradës i cili përkundër angazhimeve të tjera asnjëherë nuk i lë anash ushtrimet, shkruan lajmi.net.
Kjo vihet re nga forma e tij trupore, rezultate të cilat ai nuk ngurron asnjëherë t’i tregojë.
Edhe së fundmi Roberti e ka ndarë një imazh ku tregon trupin nga afër, ndërsa vihen re dukshëm muskujt.
Për sa i përket jetës private aktualisht Roberti po deklarohet beqar, pas ndarjes nga Nora Istrefi.