LIVE – Hoti: Qeveria e re do t’i ketë dy prioritete; luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

E publikuar: 03/06/2020 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, në ekspozenë para votimit të Qeverisë, ka thënë që do t’i kenë dy prioritete kryesore.

“Qeveria do të ketë dy prioritete të menjëhershme që janë: lufta kundër pandemisë, Covid 19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie”.

“Krahas këtyre, Qeveria do të ketë prioritet edhe forcimin e shtetit, integritetit dhe sovranitetit të tij, luftimin e dukurive negative; veçmas krimin dhe korrupsionin, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit”.

Hoti ka theksuar se kjo Qeveri nuk do të lejojë shkëmbimin e territoreve.

“Do të marrim përgjegjësi kushtetuese për të çuar përpara procesin e dialogut, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-të, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit”.