Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit. Kjo po e pamundëson prezantimin e kabinetit qeveritar para kryesisë së partisë nga acmandatari për kryeministër, Avdullah Hoti.
Ndonëse dje u tha se të hënën do të mblidhet kryesia e LDK-së, një gjë të tillë po e vë në dyshim shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.
“Akoma nuk ka ardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, nga ajo varet gjithçka”, tha ai.
Gjykata Kushtetuese të enjten e javës se kaluar e konsideroi se dekreti që e mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën. Kjo i ka hapur rrugë këtij të fundit që të formojë qeverinë e re bashkë me partnerët e koalicionit, AAK-në, Nismën dhe partitë tjera jo shumicë