Ajo ka qenë duke e kaluar kohën e lirë gjatë pandemisë coronavirus në fermën e saj në Cotsworld.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ka sjellë imazhe të ndryshme gjatë kësaj kohe nga ambienti ku ka qëndruar, shkruan Daily Mail.
Së fundmi, krijuesja e hitit “Hot Right Now” ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj përmes disa imazheve ku është shfaqur me bikini.
Duke shijuar rrezet e diellit, këngëtarja ka mbuluar veten më një këmishë me ngjyra, ndërsa për aksesorë ajo ka vendosur të mbajë syze dhe disa qafore ari.
Imazhet, Rita i ka publikuar në rrjetin social Instagram, të cilat u pëlqyen në masë të madhe nga ndjekësit e saj.
Kjo vjen pasi Rita ishte ndier e shqetësuar për punëtorët shëndetësorë gjatë pandemisë COVID-19, pasi edhe nëna e saj, Vera Ora, bën pjesë në këtë fushë.