Të famshmit janë ata që zakonisht i shohim të perfeksionuar në paraqitjet publike.
Por, ata nganjëherë nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre natyrale, andaj vendosin t’iu nënshtrohen operacioneve plastike.
Nuk janë të pakta rastet kur të famshmëve, madje atyre më me famë në botë, iu kanë dështuar operacionet, shkruan lajmi.net.
Disa prej tyre tashmë merren si shembull për të keq, kur dikush planifikon të bëjë një ndërhyrje.
Nëse krahason pamjet natyrale të tyre me ato pas operimeve, shihet dallim shumë i madh dhe ndryshimi për të keq që iu ka ndodhur pasi i kanë hyrë ‘briskut’.
Këta janë të famshmit, të cilëve iu kanë dështuar operacionet plastike:
Michael Jackson
Pas ndërhyrjeve të shumta, Michael Jackson ishte transformuar tërësisht, madje fytyra e tij dukej e deformuar pasi realizoi operacione të shumta.
Doktorët që e kanë komentuar pamjen e Jackson, thanë se veprimi i tij është gjendje psikiatrike (BDD) që i bën të sëmurët t’i nënshtrohen operacioneve të shumta plastike, në përpjekje të gabuar për t’i korrigjuar defektet.
Donatella Versace
Ikona e modës, Donatella Versace ka bërë ndërhyrje të shumta, për të cilat duhet të jetë penduar. Gjëja e parë që vërehet tek ajo janë buzët e zmadhuara shumë, sidomos në pjesën e sipërme.
Joan Rivers