Kina është vendi i parë në botë ku shpërtheu koronavirusi që sot është shpërndarë në mbarë botën.
Për këtë arsye Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës që u mblodh një javë më parë në Pekin, kanë diskutuar mbi një çështje të rëndishme në vend. Ndërkohë për shkak se këtë vit frika është më e madhe nga pandemia, të gjithë gazetarët që mbuluan këtë aktivitet duhet të testoheshin për Covid-19 para se të hynin.
Ndërkohë sipas medias shtetërore kineze, Kina nuk ka përcaktuar një objektiv të veçantë të rritjes ekonomike për këtë vit.
Por në raportin e punës së qeverisë kineze, të paraqitur në Asamblenë Kombëtare Popullore për diskutim të premten, thuhet se ky vendim është marrë pasi vendi po përballet me disa faktorë që është e vështirë të parashikohen pas pandemisë Covid-19 që ka përfshirë botën.


















