“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”.
Ky është apeli i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, pak orë pasi njoftoi se ka regjistruar të premten 21 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 267 testeve.
IKSHPK’ja njofton se sonte u detektuan 19 raste të reja pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.
“1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti.
Të nderuar qytetarë!
Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Sonte detektuam 19 raste pozitive në Prizren e 2 në Suharekë!
1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Kështu ka filluar më 13 mars!
Një rast i vetëm në Stubëll!
Një rast i vetëm në Klinë!
Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!
Një rast i vetëm në Dumnicë!
Një rast i vetëm në Wuhan!
Një rast i vetëm në Codogno!
Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 5.000.000 raste në botë dhe po vazhdon akoma!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!