Alban Krasniqi, aktivist i VV-së dhe bashkëshorti i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për presidentin Thaçi.
Sipas Krasniqit, presidenti po tenton të luaj me parimet dhe rregullat e demokracisë.
“Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional.
Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin.
Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë.
Nuk do ndalemi!
Deri në çkapjen e shtetit!
Deri në bërjen e republikës!
















