Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se në mbledhjen e sotme të kryesisë është trajtuar kërkesa e 22 deputetëve që të formohet një komision hetimor për punën e Qeverinë rreth pandemisë Covid 19.
“Sot e kemi trajtuar kërkesën e 22 deputetëve nënshkrues për formimin e komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë Covid 19 nga ana e Qeverisë. Ju njoftojë se iniciatori, përkundër që e kemi trajtuar sot brenda afatit, me ligj parashihet që pastaj seanca për komisione hetimore ka tri javë kohë që të mbahet. Iniciatorët kanë propozuar që data 4 qershor të jetë data kur në seanca plenare kur duhet të trajtohet formimi i këtij komisioni hetimor”, ka thënë Osmani, transmeton GE.
“Për fat të keq as në këtë mbledhje nuk kishte konsesnus për nismat legjislative. Disa mendojnë se duhet t’i drejtohemi Qeverisë, disa mendojnë që nuk duhet”, ka thënë ajo.
















