12 pacientë me koronavirus po trajtohen në Infektivë, katër në gjendje të rëndë

E publikuar: 16/05/2020 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po trajtohen 12 pacientë me koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, katër pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, prej tyre, dy po trajtohen me oksigjenoterapi dhe dy janë në mjekim intensiv.

Njoftohet se tetë pacientët tjerë janë në gjendje stabile.

“Tre pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativë në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse tre të tjerë janë në pritje të rezultateve për koronavirus”, thuhet tutje në njoftim.

Deri tash në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 955, ndërkaq janë shëruar 691 dhe kanë vdekur 29.