Ata janë së bashku që 11 muaj.
Dhe Dua Lipa ka zbuluar së fundmi në një intervistë me Andy Cohen në “Watch What Happens Live” se si filloi romancën e saj me Anwar Hadid, ndërsa tregoi se ajo ishte e para që i kishte shkruar në rrjetin social, Instagram.
Kur prezantuesi e pyeti nëse i ka shkruar ndonjë të famshmi privatisht në rrjetet sociale, këngëtarja 24-vjeçare u përgjigj: “Unë kam një rrëfim për të bërë … e imja ishte për të dashurin tim, i kam shkruar të dashurit tim aktual. Unë përfundimisht e bëra atë”.
Dua Lipa (Foto: YouTube)
Andi e pyeti: “Kështu filloi marrëdhënia e juaj?”.
“Në fakt, ne u takuam për grill. Por më pas vazhdoi në Instagram”, tha ylli shqiptar.
Dua ka reflektuar rreth izolimit me vëllanë e supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid, duke thënë se ‘janë duke bërë gjëra të mira së bashku’, që nga qëndrimi brenda e deri tek shëtitjet e tyre.
“Unë dhe i dashuri im jemi mësuar me udhëtimet, ne mund të bëjmë shtëpi në çdo vend”, vazhdon ajo.
Dua Lipa (Foto: Instagram)
Dashuria e tyre veçse është bërë më e fortë qysh kur filluan të takohen në qershor të vitit të kaluar, menjëherë pas ndarjes së Duas nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew.