Fluksi shumë i shtuar i makinave në Prishtinë, ka detyruar kreun e komunës, Shpend Ahmeti që të paralajmërojë masa për reduktimin e tyre.
Ahmeti ka thënë se pas pandemisë, do të ketë varg masash për të reduktuar numrin e makinave.
Kjo përfshinë, parkingjet më të shtrenjta, pagesave për qendër si dhe mbylljen e rrugëve, raporton Scanner.
Shkrimi i plotë:
Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim.
Ska rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret.