Një 26 vjeçar nga Gjilani sot është hedhur nga kati i pestë i njërit nga konviktet e Qendrës së Studentëve që po shërben si karantinë.
Lidhur me rastin kanë reaguar instancat më të larta shtetërore ku kanë kërkuar që organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e rastit.
E kryetrari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Agroon Musliu ishte një student i shkëlqyer i masterit në Gjermani.
“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte stundet i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë ai.