Deklarata e sotshme e Kadri Veselit, Kryetarit të Partisë Demokratike, se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje, sipas politikologut Albinot Malokut, tregon se Kryetari i PDK’së, nuk ka vullnet për të lejuar ardhjen e një qeveria të re nga rrugët anësore që nuk është në frymën e demokracisë.
“Kërkesa për zgjedhje të reja pas kalimit me sukses të votës së mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në Kuvendin e Kosovës, e inicuar nga partneri i saj Lidhja Demokratike e Kosovës, në mes të pandemisë Covid-19 që e përfshiu edhe vendin tonë, është në frymën e respektimit të rendit dhe praktikës politike e kushtetuese të Kosovës. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, prej pas 6 tetorit të vitit të kaluar, kur edhe u mbajten zgjedhjet e parakohshme, si opozitar ka luajtur rolin më të mirë të opozitarit. Ndërsa, kur shohim edhe kërkesën e tij për të shkuar në zgjedhje, në momentin që kemi qetsim ose edhe largim të pandemisë, mund të them se kreu i PDK-së, Veseli nuk do që të jetë pjesë e një tentimi për të formuar një Qeveri të rrugëve anësore”, ka thënë Maloku për InfoSot.
Ndërsa, se me këto deklarata Veseli është duke dalur kundër ish/shefit të tij të dikurshëm, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Maloku thotë se kryetari aktual i PDK’së, po e bën sepse ka frikë se ndonjëri nga deputet e tij, mund ta tradhëtoj dhe ta ndëgjoj Thaçin, duke e votuar kandidatin e dekretuar, Avdulla Hotin.
“Kadri Veseli, pavarësisht momenteve ku ka provuar të lë përshtypjen e afërsisë së përqasjes politike me ish-kreun e partisë së tij, Hashim Thaçin, ai në vazhdimsi ka luftuar për një identitet të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Në situatën aktuale, Veseli, gjithsesi se është gjendur para momenteve ku nuk ndjehet i sigurt se mos ndonjëri nga deputetët e partisë së tij, mund të prevalojë në anën e ish-kreut të partisë, Hashim Thaçi dhe ti jap votën tentimit për formimin e Qeverisë së rrugëve anësore. Ish-kreu i PDK-së, Hashim Thaçi edhe pas ikjes në pozitën e Presidentit të vendit, ka ditur të shfrytëzojë fuqit e mbetura të tij në parti. Kjo, nuk është se i ka shkuar për shtati Kadri Veselit, mirëpo ka provuar me kapacitetet e tij ta menaxhojë situatën”, ka shtuar Maloku për InfoSot.
Sa i përket pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, të dekretuarin për Kryeministër nga Presidenti Thaçi, Avdullah Hotin, kjo e para nuk do të duhej të bie ndesh me vendimet e saja që i kishte marrur në vitin 2014, kur katër parti u bënë bashkë si VLAN dhe nuk donin të lidhnin koalicion me PDK’në, sipas Malokut edhe pse atëhere ishte jo demokratike ai vendim, duhet të vlejë deri sa të kemi reforma kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese nuk do të doja që të bije ndesh me vendimet e saja paraprake kur flasim se kujt i takon e drejta për të formuar Qeverinë nga grupet parlamentare. Vendimi që ajo e solli në kohën kur ekzistonte VLAN-i, ishte mjaftë jo demokratik, por deri në një reformë kushtetuese i njejti duhet të vlejë edhe tani”, ka thënë në fund Maloku.
Kërkesa në vazhdimësi e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme pas kalimit të pandemisë Covid-19, sipas politikologut Albinot Maloku, është në frymën e respektimit të rendit dhe praktikës politike e kushtetuese të Kosovës.