Gashi: Së shpejti publikohen emrat e disa zyrtarëve të lartë të Ldk-së që kanë lobuar me diplomatet serb për themelimin dhe instalimin e Gjykates Speciale, nga një gazetë prestigjioze amerikane dhe evropiane

E publikuar: 29/04/2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emrat e disa zyrtarëve të lartë të Ldk-së që kanë lobuar barabar me diplomatet serb për themelimin dhe instalimin e Gjykates Speciale në Kosovë, do të publikohen së shpejti nga një gazetë prestigjioze amerikane dhe evropiane.

Sepse pikërisht frika nga kjo Gjykatë farsë, që është pjellë bastarde e Serbisë mund t’i arrijë tri efektet më tradhtare në historinë e kombit shqiptar, nëse nuk reagon populli :

  1. Amnistimin e Serbisë nga krimet e luftës dhe dëmshpërblimi, sepse disa kriminel kuisling shqipfolës, interesat e tyre të ngushta primitive, karrieriste dhe materialiste i kanë vendosur mbi interesat e viktimave të luftës, popullit dhe shtetit.
    Prandaj të njëjtit kriminel shqipfolës për të shpëtuar nga përgjegjësia dhe llogaridhënia për krimet shumë dimensionale ndaj popullit të tyre, janë në gjendje për t’i masakruar viktimat për së dyti, së bashku me familjarët e tyre që kanë shpëtuar nga gjenocidi. Në fakt çdo shqiptar i sinqertë e dinë shumë mirë se pothuajse të gjithë serbët e Kosovës ishin të armatosur deri në dhëmbë gjatë luftës, prandaj shumica absolute e tyre nuk ishin viktima, por kriminel.

E meqenëse është kështu atëherë shtrohet pyetja : Nga e ka prejardhjen frika kaq e madhe e kryeprotagonistëve të luftës dhe paqes nga përballja me këtë Gjykatë, kur dihet botërisht që numri i viktimave serbe që e meritojnë epitetin viktimë është shumë i vogël, edhe pse në kuptimin biblik, etik dhe moral çdo viktimë e pafajshme është një hallkë e turpit në zinxhirin e tragjedisë mbarënjerëzore.

  1. Ky amnistim do ta bëjë të tepërt Gjykatës Speciale dhe ky është lajm i mirë në shikim të parë. Mirëpo në shikim të dytë e qartëson rolin thellësisht komplotist, invaziv dhe shovinist të kësaj Gjykate ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Dhe

  1. Negociatat dhe marrëveshjet që interesat e pakicës kriminele dhe kuislingë në pushtetet e pasluftës, i vendosin mbi interesat e viktimave të luftës dhe popullit, rezultojnë rrjedhimisht me copëtimin e shtetit, gjegjësisht me përplasjen e tij për muri.
    Dhe pastaj mund të ndodh bashkimi i Kosovës së plogësht, inferiore dhe të rrënuar me Shqipërinë e shndërruar në koloni të Vuçiqit, dhe tradhtia më e madhe në historinë e kombit do të tentohet t’i shitet popullit të verbër si akti më sublim patriotik në historinë e kombit.

Këtë e ka arritur UDB-a nëpërmjet këlyshëve të saj shqipfolës që i ka instaluar sidomos në Ldk, por edhe në të gjitha Partitë politike dhe institucionet shtetërore, publike dhe të sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Mirëpo le ta dinë këta këlysh të Serbisë, që nëse s’ka Zot, ka popull që kurrën e kurrës s’do t’ua fal tradhtinë.

Sepse sot kur qëllimi i kriminelëve tradhtar shqipfolës po bëhet gjithnjë e më i qartë, çdo politikan shqiptar që e nënshkruan një marrëveshje të tillë, në memorien e popullit, e sidomos në memorien e familjarëve të viktimave do të regjistrohet dhe trajtohet si një Millosheviq dhjetë fish më i poshtër sesa origjinali.