Marrëveshja për prokurimin e kundërmasave mjekësore për COVID-19

E publikuar: 29/04/2020 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka nënshkruar marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian.

Kjo marrëveshje e bënë Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian.

“Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MFT-së.