Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shteti i Kosovës vazhdon të ketë elemente të një “shteti të kapur”.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kurti ka deklaruar se qeverisja 51-ditëshe e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në u bë më e vështirë si pasojë e “shtetit të kapur”.
“Nuk e kam menduar që qeveria do të zgjaste vetëm 51 ditë, megjithatë nuk e kam menduar as që do të jetë lehtë sepse Kosova vazhdon të jetë një shtet me elemente të shtetit të kapur dhe si i tillë, qeveria aty do të ketë shumë probleme”, ka thënë Kurti.
Kurti ka deklaruar se pas 51 ditësh qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje është dyfishuar në elektorat. Kreu i LVV-së ka shprehur bindje se partia e tij do t’i mund të gjitha subjektet e tjera politike në zgjedhjet e ardhshme.
“Do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë ata”, ka thënë Kurti.