Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova nuk ka fare president dhe se Thaçi është aty vetëm për të shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosjes.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi nxitohej ti dërgonte nga dy letra në ditë kryeministrit në detyrë Albin Kurti, kurse tash po heshtin e po presin.
Postimi i plotë:
Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti.
Çka u bë tash që po heshtin e po presin??
Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit.