infosot
  •   Fillimi
  •   Lajmet
    • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  •   Sport
  •   Lifestyle
    • Lifestyle
    • Stil
    • Këshilla Seksuale
  •   Tech
  •   Opinione
  •   Showbiz
  •   Fun
    • Fun
    • Kuriozitete

Infosot.com

  • Ballina
  • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  • Sport
  • Lifestyle
    • Stil
    • Eros
  • Tech
  • Opinione
  • Showbiz
  • Fun
    • Kuriozitete

Gashi: Nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të saj – keqpërdorues të uniformës

E publikuar: 24/04/2020 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlzen Gashi, i cili është këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratën e tij për UÇK-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk e ka përfshirë UÇK-në si terësi kur ka thënë se ka kryer krime, por individë, keqpërdorues të uniformës.

Gashi thotë se deklarimet e tij i ka mbështetur bazuar në vendimet e gjykatave, UNMIK, EULEX, dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare.

“Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Kosova duhet mbrojtur nga Gjykata Speciale, atëherë kur vet shqiptarët i denojnë kriminelët që sipas tij në emër të shqëiptarëve kanë kryer krime.

“Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën”, thekson Gashi.

Ndaj, tij pati reagime të ashpra nga PDK, AAK, po ashtu OVL e UÇK-së.

Po ashtu nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se vendimi për Gashin i takon kryeministrit Kurti, por sipas tij nuk pajtohet me ato deklarata.

Ai ka thënë se e njeh shumë më mirë se Gashi raportin e Dick Martyt dhe sipas tij ai raport nuk është i bazuar në fakte.

“Mendoj që raporti i Dick Marty-it është inicuar nga Rusia”.

NGA KATEGORIA

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, e duan një të tyrin

Çitaku pas vizitës së Ramës te Hashim Thaçi: Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe

BE-ja duhet të reformohet ose rrezikon të mbetet e parëndësishme, thotë raporti i udhëhequr nga Tony Blair

Rama pas vizitës te Thaçi: Komandantin e gjeta të buzëqeshur, folëm për Shqipërinë, Kosovën e librat

TË FUNDIT
Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, e duan një të tyrin
Çitaku pas vizitës së Ramës te Hashim Thaçi: Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe
BE-ja duhet të reformohet ose rrezikon të mbetet e parëndësishme, thotë raporti i udhëhequr nga Tony Blair
Rama pas vizitës te Thaçi: Komandantin e gjeta të buzëqeshur, folëm për Shqipërinë, Kosovën e librat
Alba humb vetëdijen, përfundon në spital
Ky është e-maili i rremë që po shqetëson qytetarët në emër të Policisë së Kosovës
Gjenerali Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë
Vdekje e dyshimtë në Velani, ky është personi që u gjet pa shenja jete, dyshohet se vdiq nga mbidoza
Jo vetëm sport, Lojërat Mesdhetare do të kenë edhe impakt të fuqishëm ekonomik për Kosovën
Në funksion të Lojërave Mesdhetare, ndahen 50 milionë euro për rinovimin e Pallatit të Rinisë

Media Shqipëtare

  • RTK
  • Zëri
  • Telegrafi
  • Rrokum TV
  • Express
  • Koha
  • Tribuna
  • Kosova Sot
  • KosovaPress
  • Lajmi.net
  • Evropa e Lirë
  • Deutsche Welle
  • Zëri i Amerikës
  • Epoka e re
  • BotaPress
  • Gazeta Blic
  • Politiko
  • IndeksOnline
  • Krokodili
  • Gjirafa
  • Albinfo.ch
  • Kallxo
  • RTV 21
  • Klan Kosova
  • 2LONLINE
  • Kosova Live
  • Kosova e Lirë
  • Gazeta Lajm
  • Politiko
  • Gazeta Fjala
  • Ora News
  • Top Channel
  • Mapo Online
  • Rajonipress
  • BalkanWeb
  • NOA
  • Panorama
  • Shekulli
  • Gazeta Standard
  • Nacional Albania
infosot.com
Partnerët medial:
infosot.com
infosot.com
Kontakti | Marketingu | Immpresum | Institucione

Infosot është portal i pavarur i lajmeve, i themeluar nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2007. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të portalit Infosot.com, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Infosot Sh.P.K | M: +383 49 323 333 | +383 44 383 333 | E: mailto:[email protected]

© INFOSOT.com - 2007 - 2024 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

✕