34 raste të reja janë konfirmuar sonte në Kosovë, duke çuar në 703 numrin total.
Gjithashtu, siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 3 raste janë shëruar.
“Sot më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër raste”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: 7 raste Gjilan, 7 raste Livoç i epërm dhe 1 rast Kosaçë, 6 raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), 5 raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: 4 raste Mirash dhe 1 rast Ferizaj), 2 raste me vendbanim në Rahovec, 2 raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit 1 rast Zaplluzhë dhe 1 rast Plavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.
“Sot më 24 prill 2020, janë shëruar edhe 3 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 162 raste”, thuhet tutje.