Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale dhe gruaja e tij Emma, i kanë dhuruar 500 mijë funta, Spitalit Universitar të Uellsit, ku ai ka lindur, për të ndihmuar në betejën ndaj koronavirusit.
“Spitali Universitar i Uellsit mban një vend të veçantë në zemrën time – aty është vendi ku kam lindur. Unë dhe familja duam të tregojmë mbështetjen tonë, ju po bëni një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Donacioni i Gareth Bale do të përdoret për të siguruar pajisjet e nevojshme në spital, për pacientët edhe personelin shëndetësor.