Gjashtë raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar të martën në Kosovë, ndërsa pesë persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Sipas njoftimit, të martën janë testuar 191 mostra. Rastet pozitive janë raste kontakti. Dy janë me vendbanim në Prizren, dy në Mitrovicë të Veriut e dy në Pejë.
IKSHPK në mbrëmje ka përfshirë edhe tri vdekjet e sotme, një grua shtatzënë nga Gjakova dhe dy raste të tjera, një në Zveçan e një në Leposaviq.
Me pesë të shëruarit e sotëm numri total i të shëruarve ka shkuar në 128, ndërsa me gjashtë rastet pozitive të shtuara sot, numri total i të prekurve me koronavirus ka mbërritur në 604. Gjithsej në vend, deri tash, janë testuar 5200 mostra të dyshimta.
IKSHPK ka njoftuar se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6514.