Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, e ka paralajmëruar heqjen e reciprocitetit “mbase këtë javë”, ashtu si edhe rifillimin me intensitet të shtuar të dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, të cilit ia ka bashkuar statusin e presidentit Thaçi, për veprime javën e ardhshme në drejtim të krijimit të një Qeverie të re, Grenelli po ashtu ka bërë të ditur se ka biseduar me liderët në Kosovë dhe në Serbi.
“Posa të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë Dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij – dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, shkruan ai.