Shkruar nga politikologu, Lirim Gashi
Problemet që i kemi ne si popull me njerëzit që e kanë keqpërdorur pushtetin pavarësisht cilës parti i takojnë, janë mikroskopike në krahasim me nevojën për t’u bërë bashkë dhe për ta forcuar unitetin përmes dashurisë dhe respektit të ndërsjellë, në këto kohëra të vështira të cilave rrallëkush j’u bjen në fije.
Covid 19 është trampolinë për 5G, ndërkaq 5G është trampolinë për njeriun e qelqit, e që besa edhe për botën e amshimit, sepse radioaktiviteti që e prodhon është vdekjeprurës për miliarda njerëz.
Albin Kurti duhet të dalë për një moment në një bjeshkë të lartë nga mali i dendur i problemeve prej të cilave është i rrethuar.
E pastaj duhet t’ia hedh një vështrim Kosovës, ta krahasojë me Kosovën e para dy dekadave, të merr frymë thellë dhe të thotë: Shiqyr Zotit nuk kam punë me Millosheviqin, Sheshelin dhe Arkanin, por me Hashimin, Ramushin, Kadrushin, Fatmirin dhe Isa Rrahmanushin, me të cilët megjithatë mund të bisedoj shqip edhe pse ky i fundit serbishten e kupton më mirë.
Janë shqiptarë të zgjedhur nga populli, me të cilët të tillë siç janë duhet të bashkëpunojë për t’i menaxhuar më mirë disa probleme akute, sepse politika nuk është koncert dëshirash dhe as art i mundësive të pakufizuara, por i të së mundshmës për të mirën e përgjithshme.
Sepse problemet duhet të zgjidhen në kohë reale, pavarësisht që shkaktarët e tyre më sabotojnë dhe detyrojnë për të bërë kalkulime elektorale.
Dhe kur ta shohin gatishmërinë time të sinqertë për harmonizim të qëndrimeve pa arrogancë, gjegjësisht kur ta shohin gatishmërinë time të sinqertë për unitet rreth çështjeve kruciale kombëtare dhe shtetërore, atëherë së paku mundësitë janë më të mëdha që të kthehen nga Kibla, pa pasur nevojë që t’ju mbaj metaforikisht ligjërata morale nga Kur’ani dhe Bibla .
Me qëllim s’po e përmendi Isen, sepse Isa Rrahmanushi është një Kameleon i pjekur dhe kur e sheh që po bojkotohet nga populli nënshtrohet si lepur.
Pas daljes në Bjeshkë dhe thithjes së ajrit të pastër Albini do ta krijojë me siguri një distancë më të shëndoshë ndaj problemeve dhe do t’i vlerësojë ato nga një këndvështrim më relativizues dhe relaksues, që do të rezultojë me kritere pak më inteligjente dhe kreative gjatë analizës dhe me metoda më produktive gjatë zgjidhjes së tyre.
Kjo nuk do të thotë që ai duhet t’i anashkalojë, neglizhojë dhe shtyej për ditë më të mira problemet e shumta, përkundrazi kjo do të thotë që në tabelën e prioriteteve duhet t’ua jap vendin dhe kohën e duhur për zgjidhjen e tyre.
Sepse vetëm politikanët që janë të aftë për ta menaxhuar një shpagat në shikim të parë të pamundur avancohen në burrshtetas.
Jemi një popull i vogël por shumë i dashur dhe një shtet i ri e i pa konsoliduar sa duhet, mirëpo këtë shtet para dy dekadash nuk e kishim fare.
Pse po e potencoj gjithmonë tabelën e prioriteteve?
Sepse është e rëndësishme që se pari ta eliminojmë politiken nga raportet tona ndërnjerëzore, për ta pranuar njeri tjetrin kështu siç jemi, më të gjitha të mirat dhe të këqijat, ngaqë vetëm në këtë mënyrë rrënohen barrikadat politike dhe dalin mbi sipërfaqe cilësitë tona njerëzore.
Ndërkaq të zhveshur nga barrikadat politike dhe ideologjike do t’i relativizojmë dhe tejkalojmë shumë më shpejtë edhe barrierat psikologjike dhe do të ndërtojmë ura më të sinqerta të bashkëpunimit me njëri tjetrin për të mirën e përgjithshme, gjë do të ndikojnë që Partitë t’i shohim vetëm si konstrukte të domosdoshme politike, që nuk kanë vlerë as sa një pëllëmbë e atdheut.
Apo edhe më saktësisht kjo qasje racionale do të na mundësojë që partitë politike t’i shohim vetëm si forma të organizmit politik, që për momentin ende s’kanë alternativë.
Sepse ta kesh një tabelë prioritetesh do të thotë ta kesh te gatshme një kornizë me koordinata metodologjike inteligjente dhe kreative të veprimit ku secili problem zgjidhet në kohën e duhur, respektivisht përmes një plani të detajuar akut, afatmesëm dhe afatgjatë.
Nuk kemi nevojë që të bëhemi kërrsh me njëri tjetrin kur populli apo sovrani është ai që në fund të ditës do ta vlerësojë secilin akter politik përmes votës së tij.
Humori dhe sarkazma që e përdori për t’i përshkruar dukuritë negative është tentim për një qasje më të relaksuar ndaj problemeve, por asesi për një qasje joserioze.
Një gjë e di :
Nuk dua ta shoh asnjë shqiptar të lënduar dhe të vrarë nga pushka e shqiptarit, sepse jemi aq popull i vogël dhe i parëndësishëm për botën, sa që vetëm duke e pranuar pendimin e sinqertë dhe duke ia falur mëkatet njëri tjetrit mund të ekzistojmë.
Por të falësh mëkate nuk do të thotë ta anashkalosh ligjin dhe t’i lësh pa punë institucionet juridike, por do të thotë ta shmangësh, gjegjësisht eliminosh nga konfrontimi politik metodën e mbjelljes se frikës nga linçimi, persekutimi dhe hakmarrja gjatë zgjidhjes së problemeve.
Jemi në një pikë ku na duhet urtia, maturia dhe mençuria shumë më tepër se sa guximi i verbër.
Është koha e thyerjeve të mëdha në politikën globale ku problemet tona me njëri tjetrin nëse nuk i menaxhojmë me mençuri, maturi dhe urti mund të na shkaktojnë telashe të mëdha.
Për shqiptarët mardhëniet e ngushta me Washingtonin dhe Brukselin nuk kanë alternativë, por alternativë nuk kanë as mardhëniet e mira me shtetet dhe popujt fqinjë.
Prandaj vetëm duke kontribuar për të mirën e përgjithshme në çdo moment të jetës sonë, mund të dalim matanë humnerës.
Dhe këtë duhet ta bëjë secili prej nesh.
Sa më parë që fillojmë ta ndryshojmë vetveten për të mirë, aq më mirë për ne.