30 raste të reja me koronavirus e nëntë të shëruar

E publikuar: 18/04/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën e 18 prillit në Kosovë duke e çuar totalin e të infektuarve në 510. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe nëntë persona.

Të gjitha rastet pozitive të regjistruara të shtunën janë raste kontakti. Njëmbëdhjetë raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë raste Krushicë e poshtme, tre raste Suharekë, dy raste Reshtan dhe një rast Bukosh), nëntë raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy raste me vendbanim në Gjakovë, dy raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë. Të shtunën janë testuar 242 mostra.

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë shëruar nëntë pacientë, dhe numri total i të shëruarve ka arritur në 93. Deri tash në Kosovë janë testuar 4366 mostra të dyshimta. Numri total i të infektuarve ka arritur në 510. IKSHPK ka bërë të ditur se deri sot ka kontaktuar dhe po mbikëqyr 6004 kontakte të rasteve.