UEFA pritet të paraqesë planet e tyre për Ligën e Kampionëve, për të luajtur nga 7-31 gusht me nga në ndeshje çdo tre ditë deri në finalen më 29 gusht.
Një seri takimesh janë iniciuar për të martën, të mërkurën dhe të enjten e javës së ardhshme, për të diskutuar se si të vazhdohet deri në përmbyllje sezoni 2019-20 në mes të pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, ideja është që të luhen garat evropiane nga 7 gushti, pasi ligat vendase kanë arritur në përfundimin e tyre.
Opsioni më i mundshëm do të shohë ndeshjet e dyta të fazës së eliminimit direkt, ku përfshihen Juventus-Lyon dhe Barcelona-Napoli, të luhen më 7-8 gusht.
Pas kësaj, ata mund të fillojnë të luajnë çdo tre ditë për çerekfinalen në shtëpi dhe jashtë, gjysmëfinalen dhe një finale.
Atletico Madridi, Atalanta, Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig tashmë janë kualifikuar në çerekfinale, kështu që nuk do të duhej të luanin deri më 11-12 gusht, dhe ndeshjen e dytë në 14-15 gusht.
Gjysmëfinalja do të ishte në 18-19 ndeshja e parë dhe 21-22 gusht ndeshjet kthyese, më pas finalja parashihet të luhet në Stamboll më 29 gusht.
Nga ana tjetër, faza grupore e sezonit 2020-21 të Ligës së Kampionëve nuk do të fillonte deri më 20 tetor.