Vërshojnë kritikat, mallkimet dhe ofendimet ndaj deputetës së LVV’së nga zyrtarët e AAK’së

E publikuar: 16/04/2020 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetë, zyrtarë, kryetar degësh, ish/zyrtarë dhe këshilltarë të Ramush Haradinajt, sulmojnë me fjalë të rënda, kritikojnë ashpër dhe shkojnë aq largë sa mallkojnë atë dhe nënën e saj, pas një deklarate të deputetës së Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e LVV’së, Fitore Pacollit, që kishte bërë për nënën e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Infosot.

Deputetja Pacolli, kishte thënë se nëna e Haradinajt kishte shkuar jashtë shtetit për shërim sepse këtu nuk ka kushte për t’u shëruar.

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj – Bujupi
Gani Demaj, ish/këshilltar i Ramush Haradinaj
Dega AAK’së në Prizeren

Nga zyrtarët e AAK’së është kërkuar të ketë kujdes kur përmend emërin e nënës së tre dëshmorëve apo dy hernjëve të Kosovës, të Luan dhe Shkelzen Haradinaj, vëllezërve Ramush e Daut Haeadinaj.

Pacolli është cilësuar si një krijesë pa ndjenja, pa karakter dhe zemër.

Kryetari i degës së kësaj partie në Prishtinë, Brahim Mehmetaj-Bimi, kërkon që Pacolli të kërkoj falje nëse e ndjenë vehtën shqiptare!

Kryetar i degës së AAK’së në Prishtinë, Brahmi Mehmetaj

Ndërsa ish/sekretari organizativ i AAK’së, Valon Tolaj, ka thënë se duhet të jetë mallkim për popullin kur të ketë individ që tentojnë të lëndojnë nëna në ditët kur ato kanë dhimbje.

Valon Tolaj, ish/sekretar Organizativ i AAK’së

Kujtojmë se sot ka 21 vjetorin e rënjës heroi i kombit gjeneral Shkelzen Haradinaj, djali i madhë i familjës.

InfoSot, ka tentuar të marrë një deklaratë nga deputetja Pacolli, rreth kritikave dhe akuzave ndaj saj, por nuk ka pas përgjigjje asnjë reagim.