Vdes pacienti i dhjetë nga COVID 19, 73 vjeçarja nga Peja kishte edhe sëmundje tjera

E publikuar: 16/04/2020 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka ndërruar jetë pacientja M.B e diagonistifikuar me Covid-19, e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja e lindur më 1947 është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill dhe ka ndërruar jetë sot në këtë klinikë, raporton Infosot.

Vdekja e sotme shënon vdekjen e 10 në Kosovë nga Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore.