Edhe dy raste të reja mbrëmë me Covid-19, sot janë testuar edhe 3 persona nga Vitia

E publikuar: 15/04/2020 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

20 persona nga Vitia janë prëekur mekoronavirus deri më tani. 2 rastet e fundit nga kjo komunë u shënuan mbrëmjen e së martës kuer Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës publikoi 10 rastet e reja me koronavirus në vend. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka treguar për Gazetën Express se do të testohen edhe tre persona që dyshohet se kanë pasur kontakt me të prekurit me koronavirus

Një person nga fshati Smirë e një nga fshati Skifteraj i Vitisë janë dy rastet e fundit të konfirmuara me virusin COVID-19 nga kjo komunë.

Tre të tjerë po presin të testohen për koronavirus, pasi kanë pasur kontakte me të prekurit me këtë virus.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dhënë detaje për këto raste.

“Mbrëmë i patëm dy raste të reja të konfirmuara. Një në fshatin Smirë e një në Skifteraj. Rasti i Smirës është rast kontakti me personinin tashmë të ndjerë nga komuna jonë, pasi ata kanë punuar bashkë. Për shkak të kontaktit me personin e infektuar, ai ka qenë në izolim qe një javë. Sot kanë shkuar për testim tre persona, po i presim rezultatet e tyre”, ka thënë Haliti për Express.

Haliti tha se Shtabi Emergjent i Vitisë është duke punuar vazhdimnisht për të mbajtur nën kontroll gjendjen atje.

“Situata është nën kontroll, Shtabi Emergjent është gjatë gjithë kohës në detyrë për të mbajtur situatën nën kontroll. Po punojmë në izolimin e qytetarëve, në dizenfektimin e hapësirave publike”, ka thënë Haliti.

Haliti ka treguar se ka familje të izoluara në disa fshatra të Vitisë. Në Pozheran, Skifteraj, Smirë, Ramjan, po qëndrojnë të izoluar personat se që dyshohet se mund të kenë pasur kontakt me të konfirmuarit me koronavirus.

Ndërkohë, tashmë numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 387. Të shëruar tashmë janë 66, ndërkaq 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Rasti i fundit i vdekjes u shënua mëngjesin e sotëm, ku një 69-vjeçar nga komuna e Suharekës, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës vazhdimisht po bën apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë, për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19./GazetaExpress/