Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit

E publikuar: 14/04/2020 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan Fahri Xharra
Historia e jonë shkon shumë thellë në kohë ,ne lashtësinë e saj .Jemi dëshmitar të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi. Por nuk është vetëm plisi është edhe gjuha e jonë që i ka dhënë emër plisit dhe më te edhe kohës së stërlashtë.


Referenca ime për këtë lashtësi është Fatbardha Demi , historian e cila në mënyrën e saj shkencore të elaborimit të fakteve të jep guximin për studime të më tutjeshme , Fatbardha Demi është mike e ngushtë e Mathieu Arefit për të cilin shkenca shqiptare duhet të ngrihet në këmbë.
E kemi të shkruar se Pellazgu ishte i pari që i dha jetë jetës së njeriut , por ne kësaj radhe do të flasim për një kohë jo aq të largët ,pra nga koha e “ Dhiatës së Vjetër “e cila lexohet me gjuhën shqipe.


Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqipetarët. Historia e shenjte e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës : „Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…“ (Gen. 1:1). Fjalën „në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1, poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe. ( nga Fatbardha Demi ):

(Morris Jastrow’s Dictionary of thë Targumim, thë Talmud Babli and Yërushalmi, and thë Midrashic Litëraturë , 1903; pag 923, PDF vol 2 )

Dhjetë urdhëresat e marra nga “ goja”e Zotit, Mojsiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe. Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjypti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbritën në këmbë të malit Sinai. Sipas urdhërit të Zotit, mbas tre ditë “pastrimi”, Moisiu i vetëm, ju ngjit malit Sinai ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat ( Es17,8-13) , dy prej të cilave të shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,( 12) dëshmon jo vetëm besimin hënor të pellazgëve në këto vënde, por dhe origjinën pellazgë, të mitit kristian.
Gjithnjë sipas studjuese Fatbardha Demi : “Emërtimi i librit të ligjeve të shkruar nga Moisiu -Torah – është vetë emri i Zotit.

Si fjalë simbolike, gjen shprehjen e saj të plotë, vetëm në gjuhën shqipe. (Xh.Katapano) Brënda saj, ka fjalë shqipe të pa përkthyera dot, por të shkruara me gërma hebraike. SHENJA e Zotit në alfabetin hebre (Yod) e ka origjinën nga alfabeti fonetik i Perëndise pellazge Thot (Tot), nisur nga emri „dora“siç emertohet edhe sot në shqip “.
Mos të harrojmë : “Shqipetaro-Arbërit e sotëm janë pasardhësit e mbetur e një race shumë të madhe pellazgjike të Lashtësisë. Sipas studiuesit austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811 –1869) „ Shqipetarët janë Pellazgët e Rinj“ (37), tezë e mbështetur edhe nga shumë studiues të tjerë të më vonshëm shqipetarë dhe të huaj.”
“ Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet ‘pellazg, proto-ilir,frigjian apo thrako-ilir’ ”. Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noe, krijuesit të racës së re njerëzore .(28)

Kur jemi tek Plisi : Tissot shprehës i simboleve të besimit pellazg dhe traditës së shqipetarëve- kështu na udhëzon Fatbardha Demi “Në këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836 – 1902), një nga portretistët më të famshëm francez të shk19, që i përket brezit të rymës realiste në art.Xhejms Tissot u rit në një familje të përkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887 , në pikturat e tij (365 punime në vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblës (Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri). Si piktor që i jepte rëndësi të madhe detajeve, ai udhëtoi në Jerusalem, Palestinë dhe shtete të tjera të Lindjes se Mesme, për t’u njohur me vëndet dhe popullsinë që përfshiheshin në historinë e Biblës dhe ku gjëndej një material i pasur arkeologjik.
Elementi i përbashkët i të gjithë grupit të figurave, pavarsisht periudhave mijëvjeçare që i ndajnë, është mbulesa e kokës, që në gjuhën shqipe quhet Plis ose Qeleshe. Siç pohojnë studiuesit, Plisi është pjesë e traditës së Kombit shqipetar. “Veçanrisht kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi , e dallon shqipetarin nëpër gjithë Ballkan” (Eqrem Çabej “Shqipetaret midis Perendimit dhe Lindjes” f29 ) Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit!

Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrej fijet (simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave , që tregon rolin e tyre besimtar. Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh.Tissot nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të besimit parakristian. Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve dhe ëngjëjve, por edhe tek shqipetarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të Kristianizmit : KRYQIN. ( Fatbardha Demi )
Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi, piktori i shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim pëgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet llogjike. Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm Faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë , por edhe Mbretër/Profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qëndrore (fig.poshtë). Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea, se në lashtësi, Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.

« Qëllimi i studimit – shkruan Fatbardha Demi nuk ishte thjesht të kënaqim kureshtjen tonë në lidhje me Plisin e shqipetarëve në pikturat e Xh.Tissot. Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ay shqipetar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keq-shpjeguar nga ana shkencore. Detyra që i vuri vetes Xh.Tissot për të pasqyruar sa më besnikërisht Historine e Biblës hebraike, e çoi në mënyrë të pavetëdishme, në zbulimin e Plisit të pellazgo-shqipetarëve dhe të simboleve të besimit të parë euro-afro-aziatik. Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqipetarëve. »
Të gjitha fotot : Tissot, James (French 1836-1902) Victorian, Also known as: James Jacques Joseph Tissot, Jean-Jacques Tissot.