Kritikës së kryetarit të partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi, ndaj Vetëvendosjes se kinse e kanë votuar draft ligjin për parandalimin e ezanit, si pengesë për qytetarët, i është përgjigjur deputeti i LVV’së, Eman Rrahmani.
Rrahmani, ka kritikuar Kelmendin dhe e ka cilësuar si punëtor të zellshëm të Hashim Thaçit, dikur kryetar i PDK’së dhe Kryeministër, tash President i Kosovës. Poashtu Rrahmani i ka bërë thirrje Kelemndit që mos të fshihet më nën petkun fetar, sepse tash më nuk është as pjesë e Kuvendit, ku sipas tij Kelmendi e ka marrë mesazhin e qytetarëve që i përkasin besimit islam.
Deputeti i LVV’së, këtë sulm e ka ndërlidhur edhe me kritikat e më parshme që janë drejtuar Vetëvendosjes, që po e përdor islamin politik.
Kujtojmë se fushata linçuese ndaj LVV’së, kanë nisur qysh kur Alhin Kurti e ndali fjalimin në kohën kur po thirrte hoxha ezanin, në qytetin e Kaçanikut. Poashtu me ligjin tash të miratuar në Kuvendin e Kosovës, thirrja e ezanit me zë të lartë nëpër xhamitë është pengues për qytetarët.
Shkrimi i plotë i deputetit të Vetëvensosje, Emin Rrahmai:
Islamofobia duhet të largohet!
Gazeta Express, nxjerr lajm të rremë se kinse deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2014 paskan votuar kundër lejimit të thirrjes së ezanit në xhamia. Për demantimin e këtij lajmi bashkangjitur keni deklaratën e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 31 janar 2014.
Ata që me zell i shërbyen Hashim Thaçit dhe punuan për të duke u fshehur mbas qëndrimeve fetare, siç është rasti i ish deputetit Gëzim Kelmendi, sot më nuk janë pjesë e kuvendit të Republikës dhe më nuk munden t’i mashtrojnë qytetarët e Kosovës duke u fshehur e duke manipuluar me besimin fetar. Ironikisht janë po të njejtit që vazhdimisht e koordinojnë propagandën e tyre me ato media e “analistët” të cilët e akuzojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! për islamizëm politik.
Përfaqësues të komuniteteve fetare janë bashkësitë fetare, jo subjektet politike, ne duhet të angazhohemi që të gjitha bashkësitë fetare dhe qytetarët të kanë të drejtë të realizojnë praktikimet fetar të cilat parashihen në besimet e tyre.
Kryeministri i Kosovës do të respektojë çdo ritual fetar ashtu siq i ka respektuar çdo herë. Tentime të tilla të ulëta, për të përfituar në raste të tilla, tashmë jemi mësuar t’i shohim shumë shpesh nga ata që i shërbyen me zell Thaçit dhe fshihen pas besimeve fetare me qëllim të përfitimeve.
Turp për ata që në kohë pandemie në vend se të nxisin për unitet shpifin për të bërë përçarje!
















