Mbi 90 për qindë në komunitetin egjiptian jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo virusi korona e ka sjellë në varfëri të skajshme këtë komunitet, ka thënë kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në një intervistë për InfoSot.
Komuniteti egjiptian të cilët në krahasim me të tjerat pakica që jetojnë në Kosovë, është më lojali karshi shtetit.
Vështirësit që po kalojnë familjet egjiptiane, nëpër rajonet e ndryshme ku ata gravitojnë, në ndihmë i’u kanë dalur vetëm drejtuesit e komunave, ndërsa nga niveli qendror nuk ka interesim për ta.
Nëpër lokacionet ku janë të shtrirë si komunitet, sipas Berishës, ka mungesë të infrastrukturës së përgjithshme dhe mungesa e kushteve elementare siç është mungesa e ujit, prezenca e mbeturinave, rrjedhja e kanalizimeve në afërsi të vendbanimeve ku në këto raste ky komuniteti mundë të jetë më i rrezikuar nga shpërndarja e Covid- 19.
Sipas Berishës, komunitetit po i dilet në ndihmë me ato ndihma që ofrohen nga mjetet e grumbulluara prej bamirësve egjiptianë.
Flet për InfoSot, kryetari i PLE’së, Veton Berisha:
InfoSot:Në këtë kohë që po përballemi me pandemine Covid-19, cila është gjendja e komunitetit egjiptian?
Berisha: Sa i përket gjendjes së komunitetit Egjiptian në Kosovë, komuniteti im mbi 90% e kanë jetën ekonomike të vështirë, ndërsa situata e COVID -19 komunitetin e ka sjellë në varfëri të skajshme. Tani më përpos kujdesit të shtuar që po i përmbahet rregullave komuniteti po përballët edhe me mbijetesë pasi që masat e kufizimit po ja pamundësojnë të kenë të ardhura që të mbajnë familjët e tyre. Aq më tepër kur ka mbështjetje minimale komunale. Çdo gjë është e mvarur sa po ndihmojnë njerz të vullnetit të mirë!
Po ashtu kemi vendbanime ku infrastruktura e përgjithshme nuk është në nivelin e duhur dhe mungesa e kushteve elementare sic është mungesa e ujit, prezenca e mbeturinave , rrjedhja e kanalizimeve në afërsi të vendbanimeve ku në këto raste komuniteti Egjiptian mundë të jetë më i rrezikuar nga shpërndarja e Covid- 19.
InfoSot:Cilat janë mungesat tek komunitetu egjiptian, që po vërehen tash kur gjithçka pothuajse është mbyllur?
Berisha: Mungesat janë të natyrës të ndryshme duke filluar nga gjërat ushqimore dhe higjienike, mirpo mungesa më e madhe është që nuk kanë mundësi materiale tani në këtë situatë të furnizohen me medikamentet shëndetësore dhe kjo na shqetëson shumë. Gjithashtu nuk kam informacion sa prej fëmijëve të komunitetit Egjiptian janë duke e ndjekur procesin mësimorë online dhe me këtë rast kërkoi nga secili mësues të ketë kujdes të shtuar ndaj nxënesve të komunitetit Egjiptian që të ndjekin procesin mësimor dhe mos mos të mbesin mbrapa.
InfoSot: Sa është numri i përafët tek komuniteti që e përfaqëson, të cilët kanë mbetur pa punë?
Berisha: Ashtu siq e ceka më lartë, që komuniteti Egjiptian për fat të keq edhe pas mbi 20 vite nga luftës, ende nuk trajtohet i barabartë në punësim me qytetarët e tjerë edhe pse nga radhët e komunitetit që unë përfaqësojë kemi kuadro të cilët kanë kualifikime e cila ju jep të drejtë për punësim ashtu siq parashihet edhe me ligj, mirpo në praktik kjo nuk implementohet. Gjithashtu edhe ata pjestar të cilit ishin duke punuar në sektorin privat tani më janë të larguar nga puna dhe tani më ata nuk sigurojn asnjë të ardhur. Edhe pse pritet që nga masat qeveritare të përfitojnë kategorit të cilat kishin kontrat pune por janë shumë nga ata që nuk kan pas një kontrat pune!
InfoSot: Në cilat rajone janë më shumë të prekur komuniteti egjiptian?
Berisha: Egjiptianët shtrihen në gjithë Kosovën, më shumë në komunat e rrafshit të dukagjinit sic janë Peja , Gjakova, Klina , Istogu , Prizreni por edhe shumë komuna nga rrafshi i Kosovës sic janë Fushë Kosova , Ferizaj , Podujeva , Lipjani, Shtimja, Prishtina dhe komuna të tjera.
InfoSot: Apo keni mundësi që t’i vizitoni të gjitha familjet në nevojë të komunitetit egjiptian?
Berisha: Për fat të mirë Partia Liberale Egjiptiane në vendet ku jeton komuniteti Egjiptian ka dhe strukturat e saj dhe unë së bashku me Kryetarët e Degëve nga fillimi i virusit corona kemi vizituar familjet e komunitetit Egjiptian dhe i kemi informuar se si të kujdesemi deri te parandalimi i kësaj dukurie. Po ashtu në Komunat që janë në karantinë, siq është Komuna e Klinës, kryetari i Degës së bashku me bashkëpunëtorët e tij është duke u përkujdesur për ta menaxhuar gjendjen e tyre.
InfoSot: A ka raste të prekur me koronavirus nga komuniteti i juaj?
Berisha: Fatmirësisht në Republikën e Kosovës deri më tani nuk kemi asnjë rast të prekur nga korona virusi. Pra, kemi informata se edhe nga radhët e komunitetit Egjiptian ka pasur të testuar, mirpo për fat të mirë rezultatet e të testuarëve kan dalur negativ.
InfoSot: Sa është ndje dora e shtetit tek komuniteti egjiptian?
Berisha: Qysh nga momenti kur organizata botërore për shëndetësi ka shpallur pandemi, unë me një shkresë zyrtare ju kam drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe organeve shtetërore, për ti dalur në ndihmë komunitetit Egjiptian, sepse unë pas vizitave që kisha në familjet e komunitetit tim isha i informuar për gjendjen e tyre për të cilën ata ishin të pa përgatitur për ta përballuar situatën e krijuar nga virusi për shkak të problemeve socio-ekonomike.
Për fat të keq deri më sot organet qendrore nuk kan ofruar ndonjë ndihmë të veçantë për komunitetin Egjiptian, megjithatë shfrytëzojë rastin të falënderoj disa nga komunat, ku edhe pse me buxhet jo të mjaftueshëm, ato i dulën në ndihmë komunitetit aq sa kishin mundësi.
Komuniteti Egjiptian falë diasporës kan siguruar shumë aksione humanitare për të ju dalur në ndihmë familjeve nevojtarë të komunitetit tonë.