Komuna e Prishtinës sot është shpallur zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me koronavirus.
Lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit, COVID-19.
Prishtina në karantinë, 20 prej 27 rasteve të reja me Covid-19 janë në kryeqytet
Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sot janë konfirmuar edhe njëzet raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, gjithsej nga 33 raste në tërë Kosovën.