Anthony Fauci: Koronavirusi mund t’i rezistojë edhe motit të ngrohtë

E publikuar: 10/04/2020 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

US President Donald Trump (L) listens as Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases Anthony Fauci speaks during the daily briefing on the novel coronavirus, COVID-19, at the White House on March 24, 2020, in Washington, DC. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Eksperti më i mirë i coronavirusit në SHBA, ka paralajmëruar se shpërthimi i Covid-19 mund të mos ngadalësohet nga moti i ngrohtë, dhe se virusi vdekjeprurës mund të operojë gjatë gjithë verës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imunologu i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, potencoi se rastet e viruseve ekzistuese të dimrit, si gripi, shpeshë fillojnë të bien me rritjen e temperaturave.

Mirëpo, duke iu referuar këtij virusi, ai tha se nuk dihet nëse do të shpëtojmë nga një ndryshim i motit.

“Ju duhet të supozoni që virusi nuk do të ndalet, mirëpo nëse moti e parandalon atë, atëherë do të jetë mirë për ne. Mirëpo nuk mendoj që duhet ta supozojmë këtë”, tha ai.

Fauci u shpreh se pajtohet me analizat e reja që pretendojnë se shpërthimi i coronavirusit në Amerikë filloi në muajin shkurt në New York.

I njëjti studim thoshte se diagnoza e coronavirusit në SHBA është “ushqyer” kryesisht nga njerëz të infektuar që udhëtonin nga Evropa, sesa nga Kina.

“Ndoshta është e saktë. Evropa u bë epiqendra e re shumë shpejt pasi Kina shpërtheu me rastet e saj”, ka shtuar ai.