Vendi ku kishte shpërthyer coronavirusi, rihapet Wuhani pas 76 ditë izolimi

E publikuar: 08/04/2020 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritet kineze kanë çbllokuar daljen nga qyteti Wuhan ku kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit, duke bërë që për 76 ditë të izolohet plotësisht nga bota e jashtme.

Sot autoritetet kanë hapur rrugët që qojnë në këtë qytet duke lejuar qytetarët të largohen me vetura dhe të vizitojnë miqtë dhe familjarët, transmeton Telegrafi.

Që nga 23 janari, Wuani praktikisht ka qenë i izoluar nga bota e jashtme për shkak të epidemisë. Trafiku në qytet ishte ndalur plotësisht përfshirë metronë, autobusët dhe tragetet.ian bremmer@ianbremmer

Wuhan lifts lockdown for the first time since January 23

Embedded video

812Twitter Ads info and privacy503 people are talking about this

Autobusëve dhe anijeve nuk i është lejuar hyrja në qytet, nuk kanë punuar as aeroportet e stacionet e trenave, kurse banorëve u ishte ndaluar të largohen pa pasur leje të veçantë.

Nga 28 marsi në Wuhan sërish ishte aktivizuar linja hekurudhore për hyrje në qytet, kurse nga sot është hapur edhe për dalje nga qyteti e pjesërisht do të rifillojë punën edhe trafiku ajror.


832
Twitter Ads info and privacy335 people are talking about this

Autoritetet lokale në provincën Hubei kanë bërë të ditur se karantinimi është hequr nga sot, ku qytetarët do të mund të largohen nga Wuhani me kushtin e vetëm – të jenë të shëndetshëm dhe të mos paraqesin rrezik për të tjerët.