Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar komuniteti shqiptar në SHBA, dhe familjën Xhakli, pas ikjës nga kjo botë të atdhetarit, financuesit dhe idealistit të çështjës kombëtare, Rexhë Xhakli.

I ndjeri Xhakli, kishte qënë i burgosur në kohën e okupimit jugosllav, dhe vazhdimisht i përndjekur nga regjimi i atëhershëm.

Atdhetari Xhakli ndërroi jetë në moshën 81’vjeçare, në New York të Amerikës.

Ky është teksti në FB, i Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa:
Sonte kuptova se në New York iku nga kjo jetë Rexhë Xhakli, atdhetar, veprimtar e biznesmen i shquar kosovar në SHBA.
Ngushëlloj familjen Xhakli për humbjen e më të dashurit të tyre dhe komunitetin shqiptar, i cili nga sot mbeti pa një njeri të urtë, të dijshëm; pa atdhetarin, i cili pa rreshtur mbështeti me të gjitha mjetet dhe format çështjen e Kosovës. Të gjithë ne që patëm rastin ta takojmë, e kujtojmë me respekt të lartë! IM
















