Vetëm gjatë 24 orëve në SHBA 1.200 viktima të reja nga koronavirusi

E publikuar: 06/04/2020 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bazuar në të dhënat e Universitetit, John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 1.200 viktima të reja të coronavirusit.

Në anën tjetër numri i përgjithshëm i  të vdekurve në SHBA nga COVID-19 ka shkuar në 9.633, transmeton Telegrafi.

E sipas të dhënave më të fundit në SHBA janë infektuar 337.0 72 persona.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar dje se amerikanët ende nuk e kanë përjetuar pikun e krizës së pandemisë së coronavirusit.