Gjashtë persona pritet të lirohen sot pasi të njëjtit kanë rezultuar negativ edhe pas testit të dytë për koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, infektologu Salih Ahmeti.
Ai tutje ka shtuar se dy paciente vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot do të lirohen gjashtë persona pasi kanë dalë negative pas rezultateve të dyta. Katër kanë qenë në klinikën infektive ndërsa dy të tjerë kanë marrë trajtim ambullantorë”, ka thënë ai.
Me këtë ritëm të punës Ahmeti ka thënë se me fillim të javës tjetër ka mundësi që të lirohen edhe pacientë të tjerë.