Teksa triliona dollarë u fshinë nga vlerat e bursave ndërkombëtare, disa nga më të pasurit në botë duket se ishin përsëri me fat.
Jo të gjithë humbën para me këtë pasi Jeff Bezos, më i pasuri në botë, është sot 5.5 miliardë dollarë më i pasur nga sa ishte në fillim të vitit. Pasuria e tij, që vjen kryesisht nga pronësia e aksioneve në rrjetin e shitjeve Amazon, vetëm kësaj jave u rrit me $3.9 miliardë duke arritur në $120 miliardë.
56 Bezos, përfitoi nga rritja e aksioneve të Amazon që u rikthyen në nivelin e $1,920, teksa kishte shpëtuar nga humbjet duke shitur një copë të konsiderueshme të tyre në shkurt, disa ditë para nisjes së rënies botërore prej krizës së koronavirusit.
Shifrat e agjencive rregullatore tregojnë se Bezos shiti aksione me vlerë $3.4 miliardë në ditët e para të shkurtit, disa ditë para se të niste rënia.
Deri tani nuk ka sugjerime se Bezos ka vepruar në mënyrë abuzive apo me informacione jo-publike, edhe pse masa që ai shiti ishte më e madhe nga sa ka lëvizur muajt e tjerë, sipas analizës së Wall Street Journal.
Edhe biznesmenë të tjerë në SHBA u treguan të zgjuar ose me fat, duke shtuar aksione në shkurt, siç ishin Larry Fink, kreu i financierëve të BlackRock, dhe Lance Uggla, kreu i analistëve financiarë IHS Markit, që shiti $47m në vkerë aksionesh më 19 shkurt, duke i kursyar vetes një humbje prej 20 milionë dollarë.
Në total ekzekutivët amerikanë kanë shitur $9.2 miliardë në vlerë aksionesh në momentin kritik të para-krizës dhe kanë kursyer rreth 2 miliardë dollarë, humbje të cilat ranë në kurriz të individëve apo kompanive më të vogla. (TheGuardian)
/tch/