Berat Rukiqi, i pari i Odës Ekonomike, ka kërkuar nga ekzekutivi i Kosovës, që të bëhet një linjë emergjente e veçantë për t’i dalë në ndihmë mediumeve dhe sportistëve, raporton InfoSot.
“Per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetar rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin)”.
Ky është postimi i Berat Rukiqit
Ne perkrahje te mediave
Te gjithe sektoret e ekonomise jane prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes te aktivitetit per shkak te masave per parandalimin e perhapjes te pandemise. Mediat ne asnje moment nuk e kane ndal punen ne informimin e drejte te publikut, vetedijesimin per kujdes dhe ruajtje te shendetit, por edhe perkrahje te kauzes te drejte per ruajtje te vendeve te punes. Paradoksalisht, per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetar rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin).