Sot ka gjasa të dalin nga izolimi 17 mjekët dhe infermierët në Viti, u bëhet testi i dytë

E publikuar: 27/03/2020 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

17 mjekë dhe infermierë në Viti tash e dy javë janë në karantinë.

Arsye për këtë është se të njëjtit kishin kontakte me 77-vjeçarin që rezultoi me koronavirus, shkruan lajmi.net.

E testi i parë për këta mjekë dhe infermierë kishte dalë negativ, mirëpo për shkak të masave të sigurisë atyre u është dashur të qëndrojnë dy javë në karantinë.

Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli për lajmi.net ka bërë të ditur se testi i dytë për koronavirus pritet të bëhet sot në orën 13:30.

Nëse i njëjti rezulton negativ, ata mund të dalin nga izolimi ku janë duke qëndruar tash e dy javë.

“Sot pritet të vijnë. Na kanë paralajmëruar që në ora 13:30 vijnë dhe pasdite dikur dalin rezultatet”, ka bërë të ditur Kadolli për lajmi.net.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është konfirmuar rasti i parë ku dikush nga stafi shëndetësor preket nga koronavirusi në Kosovë.