Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi në një postimi në Facebook e ka vlerësuar si të mirë deklaratën e përbashkët të Departamentit të Shtetit.
Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate sot ka thënë se s’ka marrëveshje sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka theksuar se dialogu të çojë në njohjen e ndërsjellë.
Departamenti amerikan i Shtetit: S’ka marrëveshje sekrete, dialogu të çojë në njohjen e ndërsjellë
“Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer”, ka shkruar Bislimi, i cili ka nënvizuar disa pika pse mendon ashtu.
Ai jep arsyet se pse mendon se një deklaratë e tyre është e mirë për Kosovën, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
1 – Grenell&Palmer pohojnë se SHBA do të bashkëpunojnë me secilën qeveri të Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë.
2 – Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet. Proceset kushtetuese për qeverinë ofrojnë këto opsione: zgjedhje të reja, mandatim i LV nga presidenti, e deri atëherë, vazhdim me qeverinë në detyrë. Dhe proceset kushtetuese për dialogun thonë se e udhëheq kryeministri.
3 – Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin.
4 – Megjithatë ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj.
Aleanca e Kosovës me ShBA ndërtohet pikërisht mbi principe të tilla.