Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç thotë ajo, për t’iu bashkuar lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit gjerman Richard Grenell.
“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter, transmeton Koha.
.
Para pak ditësh, po ashtu përmes një cicërime në Twitter, ajo tha se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.
mitten in der Coronakrise stürzt #Kosovo ins Chaos. Dass führende LDK politiker das perfide Spiel von Taci und Grenell mitspielten, ist unverzeihlich.
— Doris Pack (@pack_doris) March 26, 2020
“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ishte shprehur para pak ditësh Pack në Twitter, përcjell Koha.
Dje, me 82 për, 32 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzuar Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti.
Mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti e propozoi LDK-ja, që edhe vet ishte pjesë e qeverisë.