Lëvizet e qytetarëve të Kosovës mund të kufizohen. Krejt kjo si pasoj e përhapjes së koronavirusit dhe rritjes së numrit të rasteve.
Madje një ide të tillë si preventivë për parandalimin e COVID 19 e ka dhënë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Këtë e ka konfirmuar për T7 zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu përmes telefonit.
Por sipas tij për një gjë të tillë ende nuk është vendosur.
Sipas Kryeziut diskutime të tilla janë zhvilluar edhe më herët, por që një gjë e tillë nuk është bërë publike për të mos krijuar panik tek qytetarët.
Ndërkohë njohësit e fushës së sigurisë thonë së qeveria e ka për obligim që të mbledh një ekip për ti marrë hapat e mëtutjeshëm.
Po ashtu sipas Ramajt mungon edhe strategjia kombëtare e sigurisë e cila do të kishte sqaruar shumë gjëra.
Ndryshe nga Kosova disa nga vendet e rajonit tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.