Ish-ministri i LDK-së sulmon Arben Vitinë: Lëri konferencat, mos trego përralla

E publikuar: 23/03/2020 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka kritikuar ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kritikon punën që po bën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se duhet të lihen konferencat e përrallat.

Sipas tij, punëtorët shëndetësor janë duke punuar pa materialet e duhura mbrojtëse.

“Leni konferencat e përrallat, punëtorët shëndetësor po punojnë pa materialet e duhura mbrojtëse”, ka shkruar Rrahmani.