Dy raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë, numri i të infektuarve shkon në 33

E publikuar: 22/03/2020 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53 vjeç.

Numri i të prekruve tani në Kosovë ka shkuar në 33, ndërsa një person ka vdekur.

IKSHPK edhe një herë ka bërë thirrje që të respektohen masat e rekomanduara për vetizolim.

Kjo është komunikata e IKSHPK’së:

DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19!

22/03/2020

Ora 19:00

Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 318.981 raste të COVID-19 dhe 13.685 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.054), Italia (53.578), Spanjë (28.572), SHBA (27.151), Gjermani (23.974), Irani (21.638), Francë (14.459), Zvicër (7.225), Mbretëri të Bashkuar (5.018), Holandë (4.204), Austria (3.302), Belgjikë (3.401), Turqi (947), Greqi (530), Slloveni (414), Kroaci (235), Serbi (188), Maqedoni e veriut (115) dhe Shqipëri (89).

Deri me 22 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.753), Francë (562), Mbretëri të Bashkuar (244), Holandë (179), Gjermani (93), Belgjikë (75), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (21), Austri (16), Luksemburg (8), Poloni (7), Hungari (6), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (2), Kroaci (1) Maqedoni e veriut (1) dhe Slloveni (1).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!