Blerim Syla, kryetar i Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, ka ripërsëritur apelin e çdo doktori e infermieri. Ai ka thënë se duhet të rrimë në shtëpi, se vetëm kështu do t’ia dalim së bashku.
Ky është postimi i tij:
JU DUA TË GJITHËVE,
-E fillova kështu në cilësin e një mjeku, por tani më edhe të një protagonisti të kësaj situate. Edhe ne si të gjithë ju, jemi pjesë dhe ushtar kundrejt kësaj lufte natyrore.
Ju Populli im i dashur, që keni ditur të kaloni luftra dhe pandemi politike, qëndroni. Nëse ju e mbani në mend luftën e fundit ishin prindërit tanë, gjyshërit dhe gjyshet tona ata të cilët na mbrojtën atëhere në forma të ndryshme. Tani jeni JU ata që i mbroni.
Nuk është koha e lëvdatave e as bajraktarizmit, është koha e veprimit, solidarizimit dhe mbi të gjitha e vlersimit.
Ju të dashurit e mi, ruani me fanatizëm edhe punëtorët shëndetsorë, pjesëtarët e sigurisë dhe të gjithë ata që sot ju shërbejnë (kërkoj falje që nuk po i përmend veç e veç), në këtë krizë globale.Për fund ju them “Rrini në shtëpi”, që të ju ndihmojm këtyre që po na ndihmojn, NE JEMI ME JU DHE PËR JU. BASHKË DO IA DALIM.